“Shëtitorja nën ujë”, Ndoja publikon pamjet nga Durrësi: Qyteti meriton më shumë

Data

Deputeti i Partisë Demokratike, Arjan Ndoja, ka reaguar pas reshjeve të shiut që kanë përfshirë Durrësin, duke publikuar pamje nga lagjja 13 në zonën e Plazhit, ku shëtitorja dhe këndet e lojërave për fëmijë shfaqen të përmbytura.

Në videon e ndarë në rrjetet sociale, dallohet niveli i lartë i ujit në zonën e rikonstruktuar, si dhe dëmtimi i stolave dhe infrastrukturës përreth.

“Natyrshëm të lindin disa pyetje: Stuhi e pazakontë? Cilësi e dobët punimesh? Ngrohja globale? Durrësi meriton më tepër se kaq”, shkruan Ndoja në reagimin e tij.

Ai shton se qyteti ka nevojë për investime cilësore dhe jo për propagandë, duke theksuar se sipas tij situata e krijuar pas reshjeve ngre pikëpyetje mbi standardet e punimeve të kryera në zonë.

Reshjet e fundit kanë shkaktuar përmbytje të pjesshme në disa zona të Durrësit, ndërsa autoritetet vendore nuk kanë dhënë ende një reagim zyrtar lidhur me rastin e denoncuar.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related