Aksident në aksin Librazhd-Elbasan, përplasen dy makina, një i plagosur

Data

Një aksident automobilistik është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin rrugor Librazhd -Elbasan, në vendin e quajtur “Kthesat e Murrashit”.

Nga informacionet paraprake mësohet se dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin. Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur një person, i cili është dërguar me urgjencë në spitalin e Elbasanit për mjekim.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related