Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dhënë pretencën për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja, duke kërkuar dënime të rënda për të pandehurit.
Gjatë seancës gjyqësore, e zhvilluar në mungesë të të akuzuarve, prokurori Adnan Xholi paraqiti kërkesën përfundimtare të organit të akuzës.
Sipas pretencës së SPAK, për Plaurent Dervishaj është kërkuar dënimi me burgim të përjetshëm.
Ndërkohë, për Julian Meçaj prokuroria ka kërkuar dënimin me 35 vite burg.
Procesi lidhet me hetimet për atentatin ndaj ish-prokurorit Ndoja, një nga ngjarjet më të rënda kriminale të viteve të fundit në vend.
Pas paraqitjes së pretencës nga SPAK, pritet që gjykata të vijojë shqyrtimin e çështjes dhe të japë vendimin në seancat e ardhshme.
