Aksident në aksin Berat–Dimal, përplasen dy automjete në Moravë, dy drejtuesit dërgohen te Trauma në Tiranë

Data

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin Berat–Dimal, në zonën e Moravës, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Sipas informacioneve paraprake, përplasja ka ndodhur gjatë një tentative parakalimi, duke shkaktuar plagosjen e dy drejtuesve të mjeteve.

Të lënduarit janë identifikuar si Kristaq Stefa, 69 vjeç, banues në Kuçovë, dhe shtetasi me inicialet S.Z., 52 vjeç, banues në Berat.

Fillimisht, ata janë transportuar drejt Spitalit Rajonal të Beratit, ku kanë marrë ndihmën e parë mjekësore, dhe më pas janë dërguar për trajtim të specializuar në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat kanë kryer veprimet procedurale dhe po punojnë për të zbardhur shkaqet e plota të aksidentit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related