Aksident i rëndë në Mitrovicë, 6 të plagosur – në gjendje kritike 7-vjeçari

Data

Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar pasditen e sotme në Mitrovicë, ku gjashtë persona kanë mbetur të lënduar, mes tyre edhe një fëmijë 7-vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:55. Sipas informacioneve nga Spitali i Përgjithshëm, pesë nga të lënduarit po marrin trajtim mjekësor në këtë institucion dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, 7-vjeçari, për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, është dërguar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku po merr kujdes të specializuar.

Autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve që çuan në këtë aksident.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related