“Korrupsioni luftohet me vepra jo me fjalë”, Basha: Vettingu i politikanëve dhe heqja e imunitetit,dëshmi se jemi pro

Data

Gjatë takimit me shqiptarët në Athinë, Drejtuesi Politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, tha se që të luftosh korrupsionin duhet të mbështesësh SPAK. Sipas tij, kush thotë që është kundër korrupsionit dhe kundër SPAK, është me korrupsionin.

Basha tha se lufta kundër korrupsionit bëhet me akte, jo me fjalë dhe këtë e kanë treguar më së miri Demokratët Euroatlantikë. Ai solli në vëmendje projektligjin për vettingun e politikanëve dhe projektvendimin për heqjen e imunitetit të politikanëve, të cilat prej një viti ndodhen të depozituara në Parlament, por që Edi Rama dhe garda e vjetër nuk e fusin as në shqyrtim në rendin e ditës.

Basha më tej tha se kur të vij 11 maji, në fletën e votimit ka vetëm një forcë politike e cila është me akte dhe me vepra në krah të SPAK, që drejtësia t’i ndëshkojë politikanët e korruptuar dhe kjo është kolona 4, është Koalicioni Euroatlantik, janë kandidatët e koalicionit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related