Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Petovë, pranë repartit të FNSH-së, ku një automjet tip “Benz” ka përplasur dy këmbësorë, një çift bashkëshortësh.
Si pasojë e goditjes së fortë, të dy kanë pësuar lëndime dhe janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit për të marrë ndihmën mjekësore të nevojshme. Burime nga spitali bëjnë me dije se ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
