Një aksident i rëndë rrugor është shënuar në orët e para të mëngjesit në aksin Shishtavec–Kukës, ku një automjet ka përplasur një këmbësore.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:15. Sipas të dhënave paraprake, një shtetas 30-vjeçar, me inicialet G. N., duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka aksidentuar shtetasen Sh. N., 49 vjeçe, banuese në Kukës, e cila po lëvizte në këmbë përgjatë rrugës.
Si pasojë e përplasjes, 49-vjeçarja ka mbetur e plagosur dhe është transportuar menjëherë në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Gjendja e saj shëndetësore po monitorohet nga stafi mjekësor.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës për veprime të mëtejshme procedurale, ndërsa grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
Autoritetet pritet të përcaktojnë përgjegjësitë pas përfundimit të hetimeve.
