Asnjë surprizë! Rama përdor një deputete anonime për të shtyrë ligjin për “strategjikët”

Data

Me një projektligj të firmosur nga deputetja e Vlorës, Pranvera Resulaj, mazhoranca po përgatitet të shtyjë afatet e ligjit për “Investimet Strategjike” deri në dhjetor 2026.

Efektet e këtij ligji për aplikimet për statusin e “investitorit strategjik’ përfundonin këtë dhjetor, pas shtyrjes së shumëdebatuar që iu bë në mars të këtij viti me propozim të deputetit Eduart Shalsi.

Kjo është e disata herë që PS shtyn efektet e ligjit, ndërsa në relacion nuk argumentohet arsyeja e shtyrjes së re.

Bazuar në këtë ligj kontravers, qeveria e kryeministrit Edi Rama ka ndjekur praktikën e dhënies së pronave publike me vlerën simbolike 1 euro ose në këmbim të çmimeve shumë herë më të ulëta sesa ato të tregut për biznesmenët që kanë përfituar statusin e investitorit strategjik.

Përveç ndryshimit të nenit 10 për afatin e aplikimeve, deputetja e PS-së Pranvera Resulaj propozon një sërë ndryshimesh të tjera në këtë ligj që lidhen me mënyrën si do të funksionojë Komiteti i Investimeve Strategjike, i cili drejtohet nga kryeministri Edi Rama dhe ka në përbërje disa ministra.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related