Kërkesa e Ajola Xoxa është kaluar për shqyrtim në seancë plenare nga Gjykata Kushtetuese, e cila do të analizojë mbi bazë dokumentesh pretendimet e paraqitura ndaj vendimeve të gjykatave më të ulëta.
Xoxa kërkon shfuqizimin e tre vendimeve gjyqësore që lidhen me masa kontrolli dhe sekuestrimi, duke i cilësuar ato si antikushtetuese. Sipas saj, këto vendime kanë cenuar parimet e një procesi të rregullt ligjor dhe të drejtat themelore.
Në këtë çështje, palë është edhe Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), e cila pritet të paraqesë me shkrim kundërshtimet ndaj pretendimeve të Xoxës dhe subjektit tjetër të përfshirë, shoqërisë “Partners Law”.
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese pritet të jetë përcaktues për vlefshmërinë e procedurave të ndjekura nga gjykatat më të ulëta dhe për standardet e zbatimit të masave të sigurisë në raste të ngjashme.
