Erion Veliaj apelon vendimin për pezullimin e afateve të paraburgimit, sot seanca në Apel

Data

Në Gjykata e Posaçme e Apelit pritet të shqyrtohet sot ankesa e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, kundër vendimit për pezullimin e afateve të paraburgimit.

Seanca e mëparshme u shty për shkak të parregullsive në procedurën e njoftimit nga Drejtoria e Burgut të Durrësit. Sipas gjyqtares Saida Dollani, ishte dorëzuar vetëm një fotokopje e dokumentit që provonte dijeninë e Veliajt për seancën, dhe jo akti origjinal.

Vendimi për pezullimin e afateve ishte marrë nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) në dy seanca, për shkak të mungesës së disa të pandehurve të tjerë. Veliaj e kundërshton këtë praktikë, duke argumentuar se ai ka qenë i përfaqësuar rregullisht nga avokati dhe se nuk duhet të penalizohet për vonesat e të tjerëve.

Çështja ka hapur debat më të gjerë në sistemin e drejtësisë, pasi praktika e pezullimit të afateve për të gjithë të pandehurit po konsiderohet problematike nga avokatët, të cilët kërkojnë ndryshime në Kodin e Procedurës Penale.

Sipas tyre, kjo qasje cenon të drejtat individuale dhe mund të çojë në zgjatje të pajustifikuar të qëndrimit në paraburgim për persona që nuk kanë përgjegjësi për vonesat procedurale.

Veliaj ndodhet në masë “arrest me burg” që prej 10 shkurtit 2025 dhe përballet me akuza për korrupsion pasiv, pastrim parash, mosdeklarim pasurie dhe shpërdorim detyre.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related