“Ai nuk mund të quhet njeri, urren kombin e vet” – Demokrati shpërthen në akuza ndaj Ramës gjatë foltores

Data

Gjatë foltores së radhës të Partisë Demokratike përpara Kryeministrisë, një qytetar simpatizant i PD-së ka shpërthyer në akuza dhe deklarata të ashpra ndaj kryeministrit Edi Rama.

Demokrati, i ardhur nga Elbasani, u shpreh se Rama, sipas tij, urren kombin dhe qytetarët shqiptarë, duke e akuzuar për përçmim ndaj njerëzve dhe për mbajtjen e vendit në errësirë.

Në fjalën e tij, ai përdori tone të forta dhe gjuhë emocionale, duke thënë se qytetarët shpesh refuzojnë të shohin “dritën” dhe zgjedhin, sipas tij, të qëndrojnë në errësirë.

“Ai nuk mund të quhet njeri. Ai urren kombin e vet, na urren neve për vdekje. Çfarë i kemi bërë ne? Unë po të tregoj rrugën dhe po të tregoj se ku është drita, por njerëzit duan të rrinë në errësirë, duan të rrinë në burg. Dhe prapë thonë ‘rroftë Edi Rama’”, u shpreh ai.

Deklarata u bë mes brohoritjeve dhe reagimeve të pjesëmarrësve në protestë, ndërsa foltorja vijon të shërbejë si hapësirë për kritika të forta ndaj qeverisë dhe kryeministrit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related