Projekti i Kushner në Sazan, Berisha: Nuk kundërshtojmë një ofertë që plotëson rregullat ligjore

Data

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka folur dje lidhur me projektin e Jared Kushner në ishullin e Sazanit. Gjatë një komunikim me qytetarë në rrjetet sociale, Berisha tha se kryeministri Rama po e përdor për të blerë influenca politike.

“Prej të paktën që nga viti 2001 gjer sot, Sazani iu është ofruar biznesmenëve të huaj në mënyrë periodike. Kjo është oferta e radhës, të cilën pa diskutim Edi Rama e bëri për të blerë influenca politike. Por, një ofertë e cila plotëson rregullat ligjore, ne kemi deklaruar se nuk kundërshtojmë ofertat që bazohen në respektimin e ligjeve dhe rregullave të vendit. Pavarësisht, theksoj dhe njëherë, se Edi Rama e ka përdorur atë për qëllime politike, por kjo është në tagrin e shqiptarëve të bëjnë vlerësimin e tyre për këtë përdorim”, tha ai.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related