Adriatik Lapaj kërkon mandatin e deputetit/ Kolegji Zgjedhor shtyn sërish shqyrtimin e padisë ndaj KAS e KQZ, ja data

Data

Seanca e 25 gushtit do të mbahet në orën 10:00. Shkak i shtyrjes së seancës u bë mungesa e dy gjyqtareve për shkak të lejes vjetore. Kolegji Zgjedhor pranë Gjykatës së Tiranës ka shtyrë për në datë 25 gusht shqyrtimin e padisë që Adriatik Lapaj ka bërë ndaj KAS dhe KQZ, duke kërkuar ai mandatin e deputetit nga koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet”.

Kreu i subjektit politik, Adriatik Lapaj, bëri ankimimin e tij më 4 gusht, duke e depozituar pranë Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë, ku ndodhet edhe Kolegji Zgjedhor. Ai nuk heq dorë nga mandati i deputetit që pretendon se e ka fituar në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, për qarkun e Tiranës, duke ankimuar vendimet e KQZ dhe të KAS-it nëpërmjet padisë.

Pak ditë më parë KAS dhe KQZ e rrëzuan, jo vetëm duke e lënë pa mandat deputeti Lapajn, por edhe duke ia hequr mandatin kushërirës Kleana Xhuveli dhe duke ia kaluar Ana Dajkos.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related