Aktivistja e njohur shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari ka reaguar përmes disa statuseve në rrjetet sociale, ndërsa ka hedhur akuza të forta në adresë të kryeministrit Edi Rama dhe ish-kryeministrit Sali Berisha. Fillimisht aktivistja Kokalari kritikon ashpër shitjen e mundshme të pasurive shqiptare dhe lidhjen e saj me figura ndërkombëtare si Jared Kushner. Po ashtu, zonja Kokalari kërcënon Sali Berishën duke thënë se duhet “tërhequr zvarrë” nga selia e PD-së, pasi sipas saj ai mban në pushtet Edi Ramën.
Madje mes toneve të ashpra, ajo akuzon qytetarët për indiferencë dhe ironizon protestat e tyre për çështje të tjera. “Ndërkohë, media e majtë e Amerikës: SHQIPËRIA ËSHTË PËR SHITJE, DHE PO E BLEN JARED KUSHNER!! Këta që shesin Shqipërinë, duhen tërhequr zvarrë nga zyrat e pushtetit, por me sa duket, duhet të tërheqim zvarrë Berishën njëherë nga selia e PD-së sepse ai e mban në qeveri Ramën, pa le kur thotë s’di gjë fare për Sazanin. S’të vjen TURP o i pacipë!! Nëse juve s’ju vlon gjaku kur lexoni tituj të tillë, nuk di…po nejse, dilni tek sheshi protestoni për Palestinën. Idiot të dobishëm”, shkruan ajo.
