Qendra Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin (ACPD) ka firmosur një marrëveshje bashkëpunimi me Ambasadën Bullgare. Projekti “Nga Vizion në Veprim” synon të përmirësojë shërbimet për fëmijët dhe familjet në Bashkitë Durrës dhe Pustec. Përmes forcimit të kapaciteteve lokale, synohet ndërtimi i një administrate më të qëndrueshme dhe të ndjeshme ndaj nevojave të komunitetit. Ky bashkëpunim përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt përfshirjes sociale dhe zhvillimit të qëndrueshëm. “Qendra Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin (ACPD) nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi me Ambasadën Bullgare për të zbatuar projektin:
“Nga Vizion në Veprim – Përmirësimi i Shërbimeve për Fëmijët dhe Familjet në Bashkitë Durrës dhe Pustec”. Ky projekt synon të forcojë kapacitetet e bashkive Durrës dhe Pustec për të zhvilluar dhe zbatuar politika efektive të përfshirjes sociale për fëmijët dhe familjet, duke çuar në përmirësimin e ofrimit të shërbimeve dhe një administratë lokale të qëndrueshme. Ky bashkëpunim është një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të shërbimeve sociale për komunitetet në nevojë”, njofton ACPD.
