Ab*zimi/ Leli Kaja, administratori i inceneratorit që nuk punon. Sa po vidhet në Elbasan?

Data

Qyteti më i ndotur në vend, Elbasani, u tha se do të kthehej në një “atraksion pastërtie”, sepse u vu në funksionim inceneratori i përpunimit të mbetjeve urbane. Ky ishte premtimi i dhënë në një “takim madhështor” ku Rama qëndronte krah ministrit të linjës së kohës, Lefter Koka dhe pas tij “pronarët në hije”, përfaqësuesit e Klodian Zotos dhe Mirel Mërtirit. Po sot ku është Inceneratori i Elbasanit? Vështirë të dallohet me sy, pasi është mbuluar nga të katër anën me pirgje të mëdha të mbetjeve urbane që presin të incenerohen, por ai nuk punon.

Të vetmit që “punojnë” janë administratori i “inceneratorit të vdekur” Leli Kaja dhe një numër i madh punonjësish të tjerë që marrin rrogën e “benefite të tjera”, ku detyrën kryesore kanë që në prag fushatash dhe në ndonjë “vizitë blic” të kryeministrit Rama, të ndezin atë rrangallë për të punuar aq kohë sa të fiken kamerat e propagandës…

Me këtë parim po ecën edhe administratori Leli Kaja, i cili edhe pse e pranon se kjo ngrehinë ka punuar pak ditë brenda një viti, vijon të propagandojë se gjithccka është në rregull dhe remontet po shkojnë drejt përfundimit. Inceneratori i Elbasanit administrohet prej dhjetorit 2021 nga kompania Eco-Elb përmes një kontrate qiraje me Agjencinë e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, AAPSK. Ky incenerator është “pronë e sekuestruar” pas zbulimit të aferës së frikshme që në total shkon rreth 430 milionë euro, duke përfshirë edhe “gjysmëinceneratorin” e Fierit dhe Inceneratorin imagjinar të Tiranës.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related