Abdixhiku: Procesi për presidentin është kompromentuar

Data

Përplasjet politike në Kosovë për zgjedhjen e presidentit janë ashpërsuar, pasi Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për kompromentimin e procesit.

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, deklaroi se procesi tashmë është i dëmtuar rëndë dhe se nuk sheh më arsye për të zhvilluar takime të tjera mes partive politike për këtë çështje.

Sipas Abdixhikut, situata u përkeqësua pasi nga Presidenca u bë e ditur se kryeministri Albin Kurti i kishte bërë një propozim presidentes Vjosa Osmani lidhur me përgjegjësinë politike në rast se zgjedhja e presidentit dështon dhe vendi shkon në zgjedhje të reja.

“Procesi është kompromentuar tani. Mbrëmë kuptova nga deklarimet e Presidencës se deri sa ne kemi qenë në biseda, ata kanë shkuar kanë kërkuar fajësime për opozitën”, tha Abdixhiku.

Ai shtoi se sipas tij është e papranueshme që ndërkohë që zhvillohen bisedime politike në tryezë, në prapaskenë të ndërtohen skenarë për t’ia faturuar përgjegjësinë opozitës.

Debati për zgjedhjen e presidentit të Kosovës ka krijuar tensione të forta politike mes partive, ndërsa ende nuk është arritur një marrëveshje për mënyrën se si do të zgjidhet kreu i ri i shtetit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related