Adriatik Lapaj ka postuar këtë të shtunë një thënie të një magjistrati italian, me një mesazh të nënkuptuar.
Duket se kjo shprehje e postuar nga Lapaj është një qesëndi për bashkëdrejtuesin e koalicionit Nisma ‘Shqipëria Bëhet’, Endrit Shabani, me të cilin ka zhvilluar hapur një sërë sulmesh lidhur me një mandat të mundshëm.
Thënia e zgjedhur nga Lapaj nuk mund të jetë rastësi, teksa ditët e fundit janë bërë akuza e kundërakuza mes palëve.
