“A jeni normal more? Çfarë po bëni!” – Përkrahësit e Lapajt përplasen me Policinë te Kryeministria: Duan të na largojnë se dikush tjetër do protestojë, po ne çfarë jemi këtu?!

Data

Përplasjet mes Adriatik Lapajt, mbështetësve të tij dhe forcave të Policisë janë përsëritur sërish këtë pasdite në sheshin para Kryeministrisë.

Shkak i tensioneve është bërë vendosja e një gardhi metalik nga policia, në hyrje të trotuarit, veprim që ka sjellë largimin e Lapajt dhe protestuesve të tij nga hapësira ku ata qëndrojnë prej disa ditësh në formë proteste të vazhdueshme.

Në pamjet e shpërndara nga vendngjarja, dëgjohen thirrje të drejtpërdrejta ndaj efektivëve të policisë, si:

“Çfarë po bëni? A jeni normal?”, ndërsa protestuesit akuzojnë uniformat blu se po u mohohet e drejta për të protestuar.

Vetë kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, dëgjohet në video duke deklaruar se policia po tenton largimin e tyre nga sheshi, me arsyetimin se do të zhvillohet një tjetër protestë, duke ngritur pyetjen:

“Po ne këtu çfarë po bëjmë? Nuk është kjo protestë?”

Sipas Lapajt, policia ka ushtruar edhe dhunë ndaj një protestuesi, çka ka bërë që në vendngjarje të kërkohet ndërhyrja e ambulancës për ndihmë mjekësore.

Gardhi metalik është vendosur në prag të protestës së njoftuar nga Partia Demokratike dhe Sali Berisha, e njohur si “Foltorja”, e cila pritet të nisë në orën 18:00 para Kryeministrisë.

Lapaj dhe mbështetësit e tij kanë kundërshtuar ashpër këtë veprim, duke u shtyrë fizikisht me policinë dhe duke e konsideruar largimin e tyre si një akt diskriminues dhe selektiv ndaj protestave.

Situata në shesh mbetet e tensionuar, ndërsa pritet të shihet nëse policia do të lejojë bashkëjetesën e dy protestave apo do të vijojë me zhvendosjen e protestuesve të “Shqipëria Bëhet”.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related