A fshihet Moska pas mocionit të mosbesimit ndaj Von der Leyen?

Data

Një mocion mosbesimi u paraqit në muajin korrik në Parlamentin e Brukselit kundër presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, pas të cilit dyshohet se qëndron Moska.

 

 

Organi ekzekutiv i BE-së, përmes njërit prej zëdhënësve të tij, Thomas Regnier, ka deklaruar se ishte pikërisht Rusia ajo që “manipuloi” tekstin për të kërkuar dorëheqjen e presidentes.

Il Fatto Quotidiano shkruan se mocioni, i cili më 10 korrik u rrëzua në seancën plenare në Strasburg me 360 vota kundër dhe 175 pro, ishte paraqitur nga eurodeputeti rumun, nënkryetar i grupit ECR, Gheorghe Piperea, dhe ishte nënshkruar nga 77 eurodeputetë të tjerë nga grupe të ndryshme të ekstremit të djathtë evropian.

“Prej kohësh po ndjekim operacionet ruse kundër BE-së dhe Presidentes së Komisionit. Verifikuesit e pavarur të fakteve i kanë identifikuar qartë këto operacione në kontekstin e mocionit të mosbesimit,” deklaroi Regnier.

Që atëherë, tre ditë para votimit, duke hapur debatin në sallë, Ursula von der Leyen tha se ai mocion “ishte firmosur nga miqtë e Putinit.”

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related