A erdhi fundi politik i Veliajt? Ja si përgjigjet Agron Shehaj

Data

Pas marrjes së Erion Veliajt si të pandehur nga SPAK, Agron Shehaj tha në  një studio televizive se legjitimiteti politik i Veliajt ka marrë fund që nga momenti i arrestimit të tij.

Shehaj vlerësoi se çështja tashmë është në duart e drejtësisë, por shtoi se fakti që prokuroria ka paraqitur prova publike e bën të pamundur, sipas tij, një rikthim të Veliajt në krye të Bashkisë së Tiranës.

“Legjitimiteti i Erion Veliajt në krye të bashkisë së Tiranës dhe pretendimet për tu rikthyer si kryetar i bashkisë Tiranë, mbaruan që në ditën kur Veliaj u arrestua, ditën që të gjithë pamë provat që kishin prokurorët dhe nuk ka dyshim për këtë. Kjo gjë do të vazhdojë, ai ka një gjyq, ka një çështje me drejtësinë që i takon drejtësisë dhe vetë atij të dalë të mbrohet nga akuzat e prokurorisë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related