Tragjedi hekurudhore në Spanjë/ Përplasje fatale mes dy trenave, 39 viktima dhe 75 të plagosur

Data

Një aksident i rëndë hekurudhor ka tronditur mbrëmjen e së dielës Spanjën, ku dy trena pasagjerësh u përplasën me njëri-tjetrin në jug të vendit, duke shkaktuar të paktën 39 viktima dhe 75 të plagosur.

Nga të plagosurit, 15 persona ndodhen në gjendje kritike, ndërsa dhjetëra të tjerë morën ndihmë mjekësore në një spital fushor të ngritur pranë vendit të ngjarjes. Ekipet e emergjencës vijuan operacionet e kërkim-shpëtimit deri në orët e vona të natës.

Ngjarja ndodhi rreth orës 19:40, kur një tren që udhëtonte nga Malaga drejt Madridit doli nga shinat pranë zonës Adamuz, në afërsi të Kordobës, dhe përfundoi në një shinë paralele. Aty u përplas ballë për ballë me një tren tjetër që po vinte nga drejtimi i kundërt.

Autoritetet rajonale konfirmuan bilancin paraprak dhe paralajmëruan se numri i viktimave mund të rritet, duke e cilësuar këtë aksident si më të rëndin hekurudhor në vend në më shumë se një dekadë.

Hetimet për shkaqet e daljes nga shinat dhe përplasjes fatale kanë nisur, ndërsa trafiku hekurudhor në zonë është pezulluar deri në një njoftim të dytë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related