A duhet të dorëhiqet Berisha? Ja si përgjigjet Këlliçi

Data

Deputeti i Kuvendit të ardhshëm i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, duket se është vënë në pozitë pas pyetjes nëse krydemokrati, Sali Berisha, duhet të japë dorëheqjen nga ky post pas humbjes së thellë së zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

I ftuar në një emision televiziv Këlliçi u përpoq disa herë të shmangte dhënien e mendimit të tij nëse Berisha duhet të largohet nga drejtimi i Partisë Demokratike.

Fillimisht “u kap” me veprimet e Partisë Socialiste, siç ishte falja e gjobave, apo siç cilësoi Këlliçi raste të blerjes së votës. Më pas u shpreh në fjalë të tjera se vetëm anëtarët demokratë dinë se ç’ndodh me kryesimin e forcës politike.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related