Ols Dado kundërshton kërkesën e Plarent Ndreca për shtyrje të procesit

Data

Seanca gjyqësore e radhës është shoqëruar me debat mes palëve, pasi prokurori i SPAK, Ols Dado, ka kundërshtuar kërkesën e avokatit Plarent Ndreca për shtyrjen e procesit.

Ndreca kërkoi dy javë kohë për t’u njohur me dosjen, por sipas prokurorit kjo kërkesë është e pajustifikuar. Dado theksoi se mbrojtja ka pasur mundësi të mjaftueshme për të komunikuar me klientin dhe për t’u përgatitur për procesin, ndaj çdo shtyrje e mëtejshme do të ishte e papranueshme.

Po ashtu, përfaqësuesi i akuzës u shpreh kundër kërkesave për shpalljen e moskompetencës së Gjykatës së Posaçme dhe për dërgimin e çështjes në Gjykatën e Tiranës. Sipas tij, procedimi është i lidhur dhe duhet të vijojë në të njëjtën gjykatë, pa u fragmentarizuar.

Dado kundërshtoi gjithashtu edhe kërkesat për veçim të dosjes nga disa prej të pandehurve, duke argumentuar se çështja duhet të trajtohet në mënyrë të unifikuar për shkak të lidhjeve mes akuzave.

Nga ana tjetër, prokuroria u shpreh dakord me kërkesat për gjykim të shkurtuar, duke lënë të hapur mundësinë që çështjet të ndahen vetëm në rast se kjo procedurë pranohet nga gjykata.

Debati procedural pritet të ndikojë në vijimin e procesit, ndërsa vendimet e gjykatës për këto kërkesa do të përcaktojnë ritmin dhe mënyrën e trajtimit të dosjes në vijim.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related