Presidenti Bajram Begaj në një intervistë për “Top Story” me Grida Dumën u pyet se ç’do të ndodhë nëse Gjykata Kushtetuese vendos të pezullojë dekretin për zgjedhjet në Tiranë. Begaj tha se ai nuk mund të parashikojë vendimin e Gjykatës, por se është i përgatitur ta mbrojë aktin e tij presidencial në çdo rrethanë.
Ai u shpreh se në nxjerrjen e dekretit ka marrë parasysh të gjitha pretendimet dhe procedurat ligjore të mundshme, dhe se qëndrimi i tij do të qëndrojë brenda ligjshmërisë. Presidenti refuzoi të flasë për një konflikt institucional të mundshëm, duke theksuar se nuk është në pozicion për të spekuluar mbi vendimet që do të marrë Kushtetuesja.
