A do të bëhet pjesë e politikës? Argita Malltezi: Të mos angazhohesh është gabim

Data

Për Argita Malltezin të mos angazhohesh në jetën publike është dëmi më i madh që mund të bëjë njeriu për të ardhmen e fëmijëve. Në një intervistë televizive, Argita Malltezi e konsideron gabim të mos angazhohesh në politikë. Ajo u shpreh dje që nuk e ka menduar më parë të bëhet pjesë e politikës por sot as nuk e përjashton këtë si opsion. “Për shumë arsye nuk është se e kisha menduar ndonjëherë. E kisha vlerësuar, e kisha peshuar, por nuk kisha vendosur kurrë për të hyrë në politikë. Dhe nuk ka ndryshuar kjo rrethanë edhe tani. Ka qenë një gjë që në fakt më ka bindur edhe para se të ndodhte kjo çështje. Unë kam qenë njeri që gjithmonë e kam thënë atë që mendoja, nuk kam qenë njëri i pazë. Ajo që jam e bindur sot, është që dëmi më i madh që mund të bëjë njeriu për të ardhmen e fëmijëve, është të mos angazhohet në jetën publike. Të mos thotë që diçka është gabim, kur e mendon se është gabim.

Në këtë sens unë nuk e përjashtoj angazhimin tim publik, por realisht nuk është se kam planifikuar diçka për angazhimin tim publik”, deklaroi ajo. Ndwrkohw Argita Malltezi, vajza e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha rrëfeu çfarë porosie do i jepte vetes së saj 20-vjeçare nëse do e takonte tani e gjithashtu tregoi se ç’këshillë do i jepte vetes së saj 80-vjeçare. “Do i thosha mos vrapo shumë, se gjërat vijnë në jetë gjithsesi. asnjëherë nuk e mbaj mend veten të qetë se kam bërë mjaft. Kjo periudhë është e vetmja periudhë që jam e kënaqur me veten time me atë që bëj. Gjithmonë kam vrapuar bëja 2-3 gjëra paralelisht. Vetes 80-vjeçare do i thosha mos ndalo sepse njeriu pavarësisht të gjithave nuk duhet të heqë dorë kurrë nga puna. Puna është një aspekt psikologjik përveç aspekteve të tjera, të mban të lidhur me njerëzit, të mban vital. Të mban një qenie njerëzore”, u shpreh ajo. E pyetur për besimin në Zot, zonja Malltezi theksoi se tani është praktikante, por besimi te ajo ka ardhur në një kohë ku të mendoje ekzistencën e Tij ishte e ndaluar.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related