Policia e Berlinit identifikon një të dyshuar për sulmin gjatë Paradës së Krenarisë, hetimet vijojnë

Data

Policia e Berlinit ka bërë të ditur se ka identifikuar një person të dyshuar në lidhje me sulmin me furgon gjatë Paradës së Krenarisë (LGBTQ+), ku, sipas autoriteteve, humbi jetën një person dhe të paktën 16 të tjerë mbetën të plagosur.

Sipas Policisë, i dyshuari është një 21-vjeçar, i identifikuar si Abdul B., i cili nuk është arrestuar ende. Autoritetet deklarojnë se ai është i njohur për policinë dhe se, sipas hetimeve paraprake, ka lidhje me qarqe islamiste në Berlin.

Zëdhënësi i Policisë së Berlinit, Florian Nath, tha se kërkimet për kapjen e të dyshuarit po vazhdojnë me intensitet.

Sipas hetuesve, furgoni hyri në zonën e parkut Tiergarten rreth orës 22:00, duke përplasur disa persona përpara se të ndalonte pas përplasjes me një pemë.

Policia po vijon marrjen në pyetje të dëshmitarëve dhe verifikimin e të gjitha rrethanave të ngjarjes. Autoritetet po shqyrtojnë gjithashtu raportimet se disa prej të plagosurve mund të kenë pësuar lëndime me mjet prerës, por theksojnë se kjo nuk është konfirmuar ende.

Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve që disponojnë fotografi ose pamje filmike nga vendi i ngjarjes t’i vënë ato në dispozicion të hetuesve për të ndihmuar në zbardhjen e plotë të rastit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related