Shkodër, arrestohen tre persona pas sekuestrimit të një arme zjarri dhe lëndëve të dyshuara narkotike

Data

Tre persona janë arrestuar në Shkodër në kuadër të një operacioni policor, pasi gjatë kontrolleve u sekuestruan një armë zjarri, municion luftarak dhe sasi të lëndëve të dyshuara narkotike.

Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, operacioni i koduar “Siguria” u zhvillua nga Sektori i Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër.

Në pranga u vunë shtetasit E. K., 42 vjeç, A. I., 18 vjeç dhe I. A., 18 vjeç. Sipas policisë, gjatë kontrollit fizik ndaj 42-vjeçarit, i cili ndodhej në ambientet e një lokali në lagjen “Vasil Shanto”, u gjetën dhe u sekuestruan një armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe një sasi e dyshuar lënde narkotike kokainë.

Policia bën me dije se dy 18-vjeçarët, të cilët ndodheshin së bashku me 42-vjeçarin në momentin e kontrollit, u arrestuan në flagrancë për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”. Gjithashtu, gjatë kontrollit ndaj njërit prej tyre, A. I., u sekuestrua një cigare me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër për veprime të mëtejshme.

Sqarim: Procedurat hetimore janë në vijim. Rrethanat dhe përgjegjësia penale do të përcaktohen nga organet kompetente, ndërsa personat e dyshuar prezumohen të pafajshëm deri në një vendim gjyqësor të formës së prerë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related