Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, komentoi situatën e krijuar nga rrëshqitjet e dherave në aksin Librazhd–Pogradec, duke e lidhur atë me, sipas tij, keqmenaxhimin e investimeve publike.
Berisha përmendi edhe udhëtimin e kryeministrit Edi Rama me helikopter drejt Korçës, duke pretenduar se kostoja e fluturimit ka qenë rreth 30 mijë euro. Ai akuzoi qeverinë për shpërdorim fondesh në një moment që, sipas tij, infrastruktura në disa zona të vendit po përballet me probleme serioze.
Në deklaratën e tij, Berisha përdori tone të ashpra ndaj kryeministrit, ndërsa situata në aksin e bllokuar vijon të jetë në vëmendje të autoriteteve dhe opinionit publik.
