Raportohet për të lënduar gjatë përplasjeve mes protestuesve dhe policisë pranë Kuvendit

Data

Gjatë përplasjeve të regjistruara mes protestuesve dhe forcave të Policisë së Shtetit pranë Kuvendit, janë raportuar disa persona të lënduar.

Sipas informacioneve paraprake, dy protestues kërkuan ndihmë mjekësore pasi shfaqën simptoma të djegies në lëkurë, që dyshohet të jenë shkaktuar nga ekspozimi ndaj gazit lotsjellës ose sprejit me piper.

Në vendngjarje ndodhen ekipe të urgjencës mjekësore. Sipas një punonjësi të shërbimit të emergjencës, në ambulancë po trajtoheshin edhe katër persona të tjerë të lënduar. Megjithatë, ky informacion nuk është konfirmuar zyrtarisht dhe bilanci mbetet paraprak.

Raportimet paraprake flasin gjithashtu për tre efektivë policie të lënduar gjatë incidenteve.

Autoritetet nuk kanë publikuar ende një bilanc zyrtar për numrin e të lënduarve, ndërsa pritet një njoftim nga Policia e Shtetit ose institucionet shëndetësore mbi zhvillimet e mëtejshme.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related