Blushi vijon su*met ndaj drejtësisë: Burgosja e Ilir Metës e përgatitur nga Rama dhe McGonigal,asnjë fakt penal ndaj…

Data

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi ka sulmuar sërish dje SPAK dhe GJKKO, pas arrestimit të Ilir Metës. Apeli la dy ditë më parë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për kreun e PL-së Ilir Meta. Ky i fundit kishte kërkuar të gjykohen në gjendje të lirë, kërkesë e cila u hodh poshtë nga Apeli. Blushi e cilësoi rrëmbim kriminal prangosjen e Metës dhe e quan një vendim politik dhe mafioz. Teksa e quajti si shkelje flagrante të Kushtetutës, Konventës Europiane dhe të Drejtave të Njeriut, Blushi sulmoi edhe Drejtësinë si të vendosur nën diktatin e Ramës, por edhe “nën thundrën e mafias ndërkombëtare”.

Ai nuk kurseu akuzat për drejtësinë si të lidhur me Ramën, Sorosin, McGonigalin duke i quajtur si mafia ndërkombëtare. “Është e qartë se edhe vendim i djeshëm i Gjykatës të Posaçme të Sorosifikuar të Apelit, afërmend për të lënë në arrest me burg siç e diktoi SPAK-u, Presidentin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta është i sponsorizuar nga Qeveria dhe McGonigalët sorosianë, si dhe vijim i hetimit skandaloz ndaj tij, të nisur në kulmin e përplasjes me Kryeministrin Rama për mbrojtjen e Gjykatës Kushtetuese, të bazuar vetëm në mashtrime, manipulime dhe njëanshmëri ekstreme, që u konkludua me rrëmbimin banditesk, siç e panë të gjithë shqiptarët, nga banditë me maska, të armatosur rëndë dhe të pa identifikuar. Dosja e fëlliqur dhe e sponsorizuar nga armiqtë më të mëdhenj të Shqipërisë dhe të kombit shqiptar kundër Presidentit Meta, që nuk ka asnjë fakt penal dhe asnjë provë ndaj tij, vërteton botërisht se drejtësia e sorosifikuar nuk funksionon mbi bazën e parimeve kushtetuese dhe të së drejtës, por mbi bazën e urrejtjes, hakmarrjes primitive, urdhrave politikë dhe metodave policeske të një shteti diktatorial.

Presidenti i Partisë së Lirisë, z.Ilir Meta është sot i burgosur politik vetëm për shkak të qëndrimeve të tij shumë të drejta institucionale, politike, patriotike dhe qytetare në mbrojtje të interesit kombëtar dhe sovranitetit të Republikës së Shqipërisë, të çështjes së Detit dhe të mbrojtjes së pakompromis të kufijve të Kosovës, të kundërshtimit të hapur “Ballkanit të Shqepur”, si dhe për shkak të denoncimit të pakompromis të inkriminimit dhe korrupsionit skizofrenik të Edi Ramës”, deklaroi Tedi Blushi ndër të tjera gjatë fjalës së tij.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related