Detaje paraprake nga aksidenti në Unazën e Madhe, policia po heton shkaqet e përplasjes

Data

Janë bërë publike detaje të reja paraprake lidhur me aksidentin e rëndë të ndodhur pasditen e së martës në Unazën e Madhe të Tiranës, pranë rrethrrotullimit të TEG-ut, ku humbi jetën drejtuesi i një betoniere dhe mbeti i plagosur drejtuesi i një automjeti tip “Audi”.

Sipas të dhënave paraprake, betonieria po lëvizte në aksin Farkë–TEG, në drejtim të rrethrrotullimit, kur u përplas me automjetin tip “Audi”, i cili ndodhej në rrethrrotullim.

Burime paraprake bëjnë me dije se po hetohet nëse betonieria ka hyrë në rrethrrotullim me shpejtësi mbi atë të lejuar. Në vendngjarje janë konstatuar edhe shenja frenimi, të cilat pritet të analizohen në kuadër të hetimeve.

Pas përplasjes me automjetin, mjeti i tonazhit të rëndë doli nga rruga dhe përfundoi poshtë mbikalimit.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i betonieres humbi jetën, ndërsa drejtuesi i automjetit “Audi” mbeti i plagosur dhe u transportua për ndihmë mjekësore.

Policia dhe grupi hetimor vijojnë veprimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit. Informacionet mbi dinamikën e ngjarjes janë paraprake dhe pritet të saktësohen pas përfundimit të ekspertizave dhe hetimeve zyrtare.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related