Aksident me një viktimë në aksin Çermë–Divjakë, pesë persona të plagosur

Data

Një aksident rrugor me pasojë humbjen e jetës së një personi është regjistruar në aksin nacional Çermë–Divjakë, në zonën e fshatit Çermë Shkumbin.

Sipas informacionit paraprak, në aksident janë përfshirë një automjet tip “Opel” dhe një automjet tip “BMW”. Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën drejtuesi i automjetit “Opel”, 39-vjeçari Barjam Kacani.

Në automjetin tjetër kanë mbetur të plagosur pesë persona, mes tyre tre fëmijë. Të lënduarit janë transportuar me ambulancë në Spitalin e Lushnjës për të marrë ndihmën mjekësore. Sipas të dhënave paraprake, ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Sqarim: Rrethanat dhe shkaqet e plota të aksidentit janë ende nën hetim.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related