Skandal i rëndë në Evropë: arrestohet një 39-vjeçar në Austri pasi dyshohet se kontaminoi ushqime për foshnje të kompanisë HiPP me helm për minj

Data

Një ngjarje alarmante ka tronditur opinionin publik në Evropë, pasi autoritetet në Austri kanë arrestuar një 39-vjeçar të dyshuar për kontaminimin e ushqimeve për foshnje me helm për minj dhe për tentativë shantazhi ndaj kompanisë HiPP.

Sipas prokurorisë në Eisenstadt, disa kavanoza me ushqime për bebe janë manipuluar dhe më pas janë shpërndarë në disa vende evropiane, përfshirë Çekia dhe Sllovakia. Deri tani janë identifikuar pesë produkte të dyshuara, ndërsa në një prej tyre janë gjetur gjurmë helmi në një përzierje me karrota dhe patate.

Rasti konsiderohet shumë serioz për shkak të rrezikut të lartë për shëndetin e foshnjave. Autoritetet po hetojnë edhe mundësinë e ekzistencës së kavanozave të tjerë të kontaminuar.

Sipas kompanisë HiPP, bëhet fjalë për një sulm kriminal të jashtëm dhe jo për problem në procesin e prodhimit. Ngjarja ka nisur pas marrjes së një emaili kërcënues, çka ka bërë që kompania të njoftojë menjëherë policinë dhe të aktivizojë mekanizmat e menaxhimit të krizës.

Autoritetet nuk kanë bërë ende publike motivet apo kërkesat e autorit të dyshuar, ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe për të garantuar sigurinë e konsumatorëve.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related