Partia Demokratike ka njoftuar se Grupi i saj Parlamentar do të zhvillojë një mbledhje të hënën, më 20 korrik, në orën 11:00, në selinë qendrore të partisë.
Njoftimi është bërë nga kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, i cili ka bërë të ditur se mbledhja do të zhvillohet një orë përpara seancës plenare të Kuvendit, e parashikuar të nisë në orën 12:00.
Sipas Bardhit, deputetët demokratë do të përgatiten për zhvillimin e seancës parlamentare, ndërsa vendimi për pjesëmarrjen ose jo në të do të merret nga Grupi Parlamentar gjatë mbledhjes.
Deri në përfundim të mbledhjes nuk ka një vendim zyrtar të Partisë Demokratike lidhur me pjesëmarrjen në seancën plenare, ndërsa qëndrimi përfundimtar pritet të bëhet publik pas diskutimeve të grupit parlamentar.
