Zjarr masiv në Spanjë, mbi 45 mijë hektarë të përfshirë nga flakët

Data

Një zjarr pyjor i përmasave të mëdha që shpërtheu në zonën e Oresit, pranë Zaragozës në verilindje të Spanjës, ka djegur mbi 45 mijë hektarë tokë, ndërsa autoritetet paralajmërojnë se do të nevojiten disa ditë për ta vënë situatën nën kontroll.

Përfaqësuesi i qeverisë rajonale të Aragonës, Roberto Bermúdez de Castro, deklaroi se bëhet fjalë për një zjarr me karakteristika komplekse, çka e bën të vështirë izolimin dhe shuarjen e tij.

Sipas autoriteteve, shumë fshatra janë evakuuar si masë sigurie, ndërsa disa akse rrugore janë mbyllur për të lehtësuar operacionet e emergjencës dhe për të mbrojtur banorët. Deri tani nuk janë raportuar viktima.

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sánchez, reagoi përmes një postimi në platformën X, duke bërë të ditur se po ndjek nga afër zhvillimet dhe u bëri thirrje qytetarëve të respektojnë udhëzimet e autoriteteve dhe të tregojnë kujdes maksimal.

Ky është zjarri i dytë i madh që godet Spanjën brenda pak ditësh. Më 9 korrik, një zjarr pyjor në rajonin e Andaluzisë shkaktoi 13 viktima dhe shkatërroi rreth 70 mijë hektarë tokë, duke u konsideruar një nga fatkeqësitë më të rënda të viteve të fundit në vend.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related