“The Times”: Dua Lipa mbështet protestat në Shqipëri, i quan demonstratat “frymëzuese”

Data

Media britanike The Times i ka kushtuar vëmendje mbështetjes së shprehur nga këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, për protestat kundër projektit turistik të lidhur me Ivanka Trump dhe Jared Kushner.

Në artikull thuhet se artistja i ka cilësuar demonstratat si “frymëzuese” dhe ka ngritur shqetësime për ndërtimin e vilave luksoze në zona të mbrojtura.

Dua Lipa foli për këtë çështje gjatë një bisede me shkrimtaren shqiptare Lea Ypi, në podcastin Service95 Book Club. Ajo deklaroi se ndan shqetësimet e protestuesve për mungesën e transparencës dhe për ndryshimet ligjore që prekin mbrojtjen e mjedisit.

“Ajo që e gjej vërtet shqetësuese është parimi se qeveria mund të ndryshojë ligjin për të hequr mbrojtjen mjedisore pa asnjë konsultim publik”, u shpreh këngëtarja.

Sipas The Times, mbështetja e Dua Lipës u ka dhënë më shumë jehonë ndërkombëtare protestave që po zhvillohen në Shqipëri.

Lëvizja qytetare nisi si kundërshtim ndaj projekteve turistike në zona të mbrojtura, ndërsa më pas u zgjerua me kërkesa politike, përfshirë edhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related