Progni ironizon ministren e Shëndetësisë: Shite çantën 6 mijë euro dhe çoji paratë për spitalet

Data

Eksperti i IT-së, Gent Progni, ka kritikuar ministren e Shëndetësisë gjatë protestës së 45-të para Kryeministrisë, duke iu referuar një denoncimi të marrë, sipas tij, nga një familje që pretendonte se e kishte parë ministren në aeroport me një çantë luksi me vlerë rreth 6 mijë euro.

Progni tha se rasti kishte nxitur edhe qytetarë të tjerë t’i bashkoheshin protestës, ndërsa i bëri thirrje ministres që ta shiste çantën dhe shumën ta dhuronte për pajisjet spitalore.

“Më erdhi një denoncim nga një familje. Kishin parë ministren e Shëndetësisë në aeroport me një çantë 6 mijë euro. I them ministres: shite atë çantë dhe fute te donacionet që ke kërkuar për spitalet”, deklaroi ai.

Gjatë fjalës së tij, Progni falënderoi me ironi edhe deputetët Taulant Balla dhe Sara Mila, të cilët, sipas tij, e kanë përmendur në media dhe në Parlament, duke pretenduar se kjo i ka dhënë më shumë jehonë protestës.

Ai përsëriti gjithashtu kërkesën për anulimin e ligjit 21/2024, për të cilin tha se ka shqetësime edhe nga ndërkombëtarët.

Në përfundim, Progni theksoi se kërkesa kryesore e protestuesve mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar se largimi i tij do të sillte ndryshime të tjera politike dhe institucionale.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related