Një i ri pjesëmarrës në protestën e 43-të në Sheshin “Skënderbej” u bëri thirrje qytetarëve të vijojnë marshimin drejt Kryeministrisë, duke theksuar se protesta mbetet prioriteti i tyre.
Në prononcimin e tij, ai iu drejtua ministrit Taulant Balla, duke kërkuar që pamjet nga protesta të pasqyrojnë, sipas tij, pjesëmarrjen në momentet kulmore të tubimit.
“Shqiptarët janë këtu dhe do të jemi edhe te Kryeministria. Taulant Balla të na shohë aty, jo të fotografojë vetëm momentin kur njerëzit largohen,” deklaroi ai.
I riu bëri edhe një krahasim simbolik me aktivitetet sportive, duke theksuar se për protestuesit angazhimi qytetar është më i rëndësishëm.
“Botërori ynë është këtu në shesh, jo futbolli. Kjo është beteja jonë për vendin,” u shpreh ai.
Deklaratat përfaqësojnë qëndrimet personale të protestuesit të shprehura gjatë tubimit.
