Protesta qytetare kundër qeverisë vijoi edhe në mbrëmjen e së premtes para Kryeministrisë, ku pjesëmarrësit përsëritën kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Gjatë tubimit, një protestues, i cili u prezantua si Nami Sula, inxhinier ndërtimi në pension, tha se vijon të punojë pasi pensioni nuk i mjafton për të përballuar jetesën.
Ai renditi një sërë kritikash ndaj qeverisë dhe u bëri thirrje pensionistëve të bashkohen me protestën.
“Unë jam Nami Sula, inxhinier ndërtimi dhe pensionist, por vazhdoj të punoj sepse pensioni nuk më del. U bëj thirrje pensionistëve të dalin në shesh. Janë qindra mijëra pensionistë që përballen me vështirësi ekonomike dhe duhet të kërkojnë ndryshim,” u shpreh ai.
Në fjalën e tij, protestuesi akuzoi qeverinë për keqmenaxhim dhe korrupsion, duke përdorur akuza dhe etiketime të forta ndaj kryeministrit, ndërsa kërkoi që protesta të vazhdojë deri në realizimin e kërkesave të saj.
Tubimi para Kryeministrisë vijon me pjesëmarrjen e qytetarëve, të cilët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit dhe ndryshime në drejtimin politik të vendit.
