Trump: Nëse Irani më vret, kam lënë udhëzime për një kundërpërgjigje të paprecedentë

Data

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se ka lënë udhëzime paraprake për mënyrën se si duhet të reagojë administrata amerikane në rast se ai bëhet objekt i një atentati nga Irani.

Në një intervistë për gazetën New York Post, Trump tha se, nëse një skenar i tillë do të ndodhte, ai ka autorizuar një përgjigje ushtarake me intensitet të lartë ndaj Iranit.  

“Kam lënë udhëzime që, nëse do të më ndodhte diçka, ata duhet të bombardohen me një forcë që nuk e kanë parë kurrë më parë,” është shprehur Trump.  

Presidenti amerikan shtoi se beson se ka qenë prej kohësh objektivi kryesor i autoriteteve iraniane, duke deklaruar se ka qenë “numri një” në listën e personave që, sipas tij, Teherani synon të eliminojë.  

Deklaratat e Trump vijnë në një moment tensionesh të larta mes Uashingtonit dhe Teheranit, pas përplasjeve të fundit në Ngushticën e Hormuzit dhe ndërprerjes së armëpushimit të përkohshëm mes dy vendeve.  

Komentet e presidentit pritet të shtojnë më tej tensionet diplomatike, ndërsa deri më tani nuk ka pasur një reagim zyrtar nga autoritetet iraniane lidhur me deklaratat e tij.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related