Berisha: Kam dilema për samitin e NATO-s në Tiranë, Rama u shpërfill në Ankara

Data

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet e samitit të NATO-s në Ankara, duke deklaruar se kryeministri Edi Rama, sipas tij, nuk mori vëmendjen e liderëve të Aleancës gjatë takimit.

Në një deklaratë për mediat nga selia e PD-së, Berisha pretendoi se Rama ishte i izoluar gjatë samitit dhe e cilësoi mënyrën e paraqitjes së tij si të papërshtatshme për një aktivitet të tillë.

“Ju e patë vetë në samit. Ishte njeriu më i vetmuar. Nuk ka një foto, nuk ka një fjalë. Ka vetëm atletet e tij. Për darkën presidenciale u detyrua të ndryshonte këpucët,” deklaroi Berisha.

Duke komentuar deklaratat e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, lidhur me zhvillimin e samitit të ardhshëm në Tiranë, Berisha tha se ka rezervat e tij për këtë çështje.

“Nuk them se zhvillohet apo nuk zhvillohet. Unë nuk dëgjova një ‘mirupafshim në Tiranë’. Në dokumentet e NATO-s zakonisht përmendet samiti pasardhës dhe vendi ku do të mbahet. Kësaj here kjo nuk ndodhi,” u shpreh ai.

Berisha shtoi se kishte vënë re edhe mungesën e një konference të veçantë për shtyp nga kryeministri Rama, për të cilën tha se ishte paralajmëruar më herët.

Në vijim të deklaratës, kreu i PD-së kritikoi edhe qëndrimet e kryeministrit lidhur me pretendimet për ndërhyrje të vendeve fqinje në zhvillimet politike në Shqipëri.

“Dua të dënoj me forcën më të madhe akuzat që Edi Rama bën për ndërhyrje të vendeve të tjera, veçanërisht Greqisë dhe Kosovës, duke krijuar një klimë jo miqësore me këto vende,” tha Berisha.

Ai shtoi se, sipas tij, përgjegjësia për situatën politike në vend nuk mund t’u atribuohet faktorëve të jashtëm, por duhet të trajtohet brenda institucioneve shqiptare.

Deklaratat e Berishës vijnë në vijim të debateve politike që kanë shoqëruar samitin e NATO-s dhe zhvillimet e fundit në vend.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related