Moment i sikletshëm në Samitin e NATO-s/ Trump ngatërron Zelenskyn me Putinin gjatë konferencës për shtyp

Data

Presidenti amerikan Donald Trump u bë protagonist i një momenti të sikletshëm gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, në kuadër të Samitit të NATO-s në Ankara, pasi iu drejtua gabimisht këtij të fundit si “President Putin”. Incidenti u pasua nga të qeshura në sallë dhe mori jehonë në mediat ndërkombëtare.  

Teksa u përgjigjej pyetjeve të gazetarëve, Trump bëri me shenjë nga Zelensky dhe tha:

“A keni një pyetje për Presidentin Putin?”

Pas reagimit të të pranishmëve, ai u përpoq të korrigjonte veten duke shtuar:

“Jo, jo… bëni një pyetje për Presidentin Putin, jo për Zelenskyn. Çfarë do të donit ta pyesnit? Sepse do t’ia bëj atë pyetje.”

Më vonë, një gazetar i kujtoi Trump një deklaratë të mëparshme për presidentin rus Vladimir Putin. Presidenti amerikan u përgjigj duke u kërkuar gazetarëve të formulonin një pyetje që ai do t’ia përcillte Putinit gjatë bisedës së tyre të planifikuar.  

Lapsusi u komentua gjerësisht nga mediat dhe rrjetet sociale, ndërsa Forbes dhe media të tjera e përfshinë atë mes disa gabimeve verbale të regjistruara gjatë konferencës për shtyp në Samitin e NATO-s.  

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related