Reuters: Financimi me 4 milionë euro i koncertit të Kanye West ndez debatin politik në Shqipëri

Data

Agjencia ndërkombëtare e lajmeve Reuters i ka kushtuar një artikull vendimit të qeverisë shqiptare për të financuar me 4 milionë euro koncertin e reperit amerikan Kanye West, duke e cilësuar çështjen si një zhvillim që ka intensifikuar debatin publik dhe protestat kundër qeverisë.

Sipas Reuters, vendimi është bërë objekt polemikash në Shqipëri, ndërsa protestat që zhvillohen prej më shumë se një muaji kanë përfshirë edhe kritika ndaj përdorimit të fondeve publike për organizimin e koncertit.

Agjencia vëren gjithashtu se Kanye West, i njohur edhe si Ye, ka qenë subjekt polemikash ndërkombëtare për deklaratat e tij publike dhe se performancat e tij janë kufizuar në disa vende evropiane pas komenteve me përmbajtje antisemitike dhe lavdërimeve për Adolf Hitlerin.

Në artikull citohet edhe reagimi i kryeministrit Edi Rama, i cili mbrojti vendimin duke argumentuar se fondi prej 4 milionë eurosh u akordua për të shmangur anulimin e koncertit dhe për të mbrojtur imazhin e Shqipërisë përballë mijëra vizitorëve të huaj.

Reuters citon deklaratën e Ramës se eventi pritet të gjenerojë të paktën 100 milionë euro të ardhura për ekonominë shqiptare, duke iu referuar rritjes së rezervimeve në sektorin e turizmit.

Artikulli thekson se njoftimi i kryeministrit ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale, ku një pjesë e komentuesve kanë kundërshtuar përdorimin e fondeve publike për koncertin.

Në vijim, Reuters kujton se protestat në Tiranë nisën fillimisht për shkak të kundërshtimeve ndaj projekteve të zhvillimit në bregdet dhe më pas u zgjeruan me kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe akuza për korrupsion, akuza të cilat kryeministri i ka mohuar vazhdimisht.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related