Gjykata ka rrëzuar kërkesën e Ajola Xoxës për pezullimin e procesit gjyqësor, ndërsa ka vendosur shtyrjen e seancës për t’i mundësuar asaj pjesëmarrjen në gjykim.
Sipas vendimit të trupës gjykuese, Xoxa nuk ka qenë e pranishme personalisht në asnjë nga seancat që prej kalimit të çështjes për gjykim në themel, duke u përfaqësuar vazhdimisht nga mbrojtësit e saj ligjorë.
Gjykata konstatoi se e pandehura ka lindur me operacion më 29 qershor 2026. Duke marrë parasysh këtë rrethanë, trupa gjykuese vendosi shtyrjen e seancës, me qëllim që t’i krijojë mundësinë të marrë pjesë personalisht në vijimin e procesit.
Megjithatë, kërkesa e saj për pezullimin e gjykimit nuk u pranua.
Po ashtu, gjykata vendosi pezullimin e afateve të paraburgimit për Erion Veliajn deri në zhvillimin e seancës së ardhshme.
Seanca e radhës është caktuar të mbahet më 21 korrik 2026, në orën 10:00.
