Ka nisur grumbullimi i qytetarëve në sheshin “Skënderbej” në kuadër të protestës së 37-të radhazi kundër qeverisë.
Qytetarë nga Tirana dhe qytete të ndryshme të vendit kanë filluar të mblidhen në shesh, ndërsa organizatorët u kanë bërë thirrje edhe shqiptarëve të diasporës t’i bashkohen tubimit.
Sipas organizatorëve, protesta do të vijojë me një marshim drejt godinës së Kryeministrisë, ku pritet të zhvillohet tubimi kryesor.
Pjesëmarrësit kanë deklaruar se kërkesa e tyre kryesore mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, të cilën e cilësojnë si të panegociueshme.
Organizatorët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje sa më të gjerë dhe për zhvillimin paqësor të protestës, ndërsa pritet që marshimi të nisë pas përfundimit të grumbullimit në sheshin “Skënderbej”.
