Një prej pjesëmarrësve në protestën e 37-të kundër qeverisë shprehu pakënaqësinë e tij ndaj situatës ekonomike dhe qeverisjes, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Gjatë prononcimit për mediat, protestuesi akuzoi qeverinë për korrupsion dhe tha se qytetarët nuk po përfitojnë nga politikat e saj.
“Duhet ta rrëzojmë këtë qeveri. Korrupsioni nuk ka të ndalur. Ne nuk kemi asgjë. Kjo qeveri ka bërë vetëm korrupsion. Pensionistët i gënjen me 5 mijë lekë. Edi Rama duhet të japë dorëheqjen,” u shpreh ai.
Protestuesi shtoi gjithashtu se, sipas tij, qeverisja aktuale nuk i shërben interesit të qytetarëve.
“Nuk janë për ne, por për xhepin e tyre,” deklaroi ai.
Protesta e 37-të po zhvillohet në Tiranë, ku qytetarët janë mbledhur fillimisht në sheshin “Skënderbej” dhe më pas pritet të marshojnë drejt godinës së Kryeministrisë. Organizatorët kanë bërë thirrje që tubimi të zhvillohet në mënyrë paqësore.
