Fermerët e qumështit protestojnë para Ministrisë së Bujqësisë në Kosovë, zbrazin cisternat në shenjë revolte

Data

Fermerët e qumështit në Kosovë zhvilluan këtë të hënë një protestë para Ministrisë së Bujqësisë, duke kërkuar më shumë mbështetje institucionale dhe masa konkrete për mbrojtjen e prodhimit vendas.

Në shenjë pakënaqësie, protestuesit zbrazën qumësht nga cisternat përpara godinës së ministrisë, ndërsa një grup prej tyre tentoi të fuste qumësht edhe brenda ambienteve të institucionit, por u ndalua nga forcat e sigurisë.

Gjatë tubimit, fermerët mbajtën pankarta me mesazhe si: “Mos e dobësoni industrinë vendore!”, duke shprehur shqetësimin për gjendjen e sektorit dhe duke kërkuar politika që mbështesin prodhuesit vendas.

Protestuesit kërkuan nga autoritetet rritjen e mbështetjes financiare për fermerët, mbrojtjen e industrisë së qumështit dhe ndërmarrjen e masave që, sipas tyre, do të garantonin konkurrencë të ndershme dhe zhvillim të qëndrueshëm të sektorit bujqësor në Kosovë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related