Demo: Bonusi për zjarrfikësit do të shpërndahet gjatë korrikut, rriten kapacitetet për përballimin e zjarreve

Data

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, deklaroi se qeveria po forcon masat për përballimin e sezonit të zjarreve, duke njoftuar edhe një paketë mbështetëse për efektivët zjarrfikës që janë të angazhuar në terren.

Në një konferencë për mediat, Demo theksoi se Ministria e Pushtetit Vendor do të ketë një rol koordinues në menaxhimin e emergjencave, ndërsa është rritur edhe kapaciteti për ndërhyrje nga ajri në operacionet për shuarjen e flakëve.

Ministri u bëri thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal gjatë sezonit veror, duke theksuar se edhe pakujdesitë e vogla mund të shkaktojnë pasoja të rënda për mjedisin.

Sipas tij, institucionet po punojnë për të përmirësuar bashkëpunimin dhe koordinimin mes strukturave përgjegjëse, si dhe për të shtuar kapacitetet operacionale në përballimin e zjarreve.

Demo njoftoi gjithashtu se qeveria do të propozojë që bonusi financiar për zjarrfikësit, i cili zakonisht shpërndahet në fund të sezonit të zjarreve, të jepet brenda muajit korrik, si një formë mbështetjeje të menjëhershme për punën e tyre në vijën e parë të emergjencave.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related